Radha e babës
Baballarët luajnë një rol unik në rritjen e fëmijëve të tyre. Fëmijët kanë përfitime të mëdha kur kanë të dy prindërit prezent, në jetën ë tyre. Ka shumë e shumë përfitime nga të paturit një baba aktiv, në jetën e një fëmije.

Babai, është burri, i cili “guxon” të mbushë
plot ëndërrime dhe shpresë, fëmijët e tij!
Zyra për Djem dhe Burra, nëpërmjet aktiviteteve sistematike, në kuadër të projeteve të saj, synon ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e djemvë dhe burrave, për të rritur angazhimin e tyre në prindërim. Qëllimi kryesorë i këtyre aktiviteteve është inkurajimi dhe nxitja e përfshirjes aktive të baballarëve, në të gjitha fazat dhe punët, gjatë rritjes së fëmijëve të tyre.
Duke filluar që nga viti i ardhshëm, Zyra për Djem dhe Burra (ZDB) do të filojë implementimin e programeve specifike, të cilat do ndihmojnë burrat dhe baballarët që të bëhën më të përgjegjshëm për rolin e tyre në familje, si dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre, për prindërim sa më cilësorë.
Angazhimi aktiv i babait në prindërim është i shumë i rëndësishëm për fëmijët, për nënën, për systemin familjarë, por edhe për vet babain.

Këshillim Psikologjik
sa e rëndësishme është për fëmijët, që të kalojnë kohë rregullisht, me babin e vet?
Shërbimi i Këshillimit
psikologjik falas
Zyra për Djem dhe Burra (ZDB) është një zyrë e re shërbimesh keshillimi për burrat e dhunshëm që ofrohet për herë të parë në të gjithë Shqipërinë, ndjekur nga “Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem” Tiranë.