Punojmë që familja të jetë vend i sigurtë për gratë dhe fëmijët
Bëhu Burrë, Mos Dhuno
Kurdoherë pranë jush, shpëtojmë jetë.
Telefono 24/7
069-8101-399

Këshillim Psikologjik
Shërbimi i Këshillimit
psikologjik falas
Zyra për Djem dhe Burra (ZDB) është një zyrë e re shërbimesh keshillimi për burrat e dhunshëm që ofrohet për herë të parë në të gjithë Shqipërinë,ndjekur nga “Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem” Tiranë.
Çfarë Bëjmë
Zyra për Djem dhe Burra
ZDB synon reduktimin e dhunës në familje me fokus rehabilitimin e dhunuesve, ndërgjegjësimin dhe
edukimin e të rinjve si dhe angazhimin e baballarëve me një përqasje kundër dhunës në familje.

Këshillim Psikologjik
Shërbimi i këshillimit psikologjik për burra është një program ndërhyrjeje, i cili synon reduktimin deri në ndalimin e plotë të akteve të dhunës, që ndjekësi i këtij programi kryen ndaj partneres apo familjarëve të tij.

Konsulencë
Konsulencë për profesionistët e rinj të fushës së dhunës në familje. Supervizim dhe mentorim për profesionistët dhe organizatat që duan të bëhen pjesë e angazhimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Trajnime
Zhvillohen trajnime te herë pas hershme, në lidhje me ceshtjet e dhunës në familje apo të dhunës me bazë gjinore për nxënës dhe studentë, apo edhe të tjerë që kanë dëshirë të kenë informacione më të detajuara.
Zyra për Djem dhe Burra (ZDB)
Ka filluar aktivitetin e saj në Korrik të vitit 2014 dhe është pjesë e sistemit të referimit në nivel lokal. Përbëhet nga 5 persona të specializuar në ofrimin e shërbimeve të këshillimit.
Këshillim Individual
Falas për djem dhe burra me sjellje të dhunshme
asistencë
Në menaxhimin e kontrollit, konflikteve dhe sjelljeve agresive
Konfidencialitet
Ndërgjegjësim
Ndërgjegjësim përmes medias së shkruar dhe vizive


Ndihmojmë Djemtë dhe Burrat
Shërbimi i këshillimit psikologjik ofrohet falas
Nga profesionistë të specializuar në fushën e dhunës, çështjeve gjinore dhe problemeve të sjelljes apo komunikimit. Cdo bisedë kryhet në kushtet e konfidencialitetit të plotë, duke siguruar privatësinë tuaj!
Donatorët
Na Kontaktoni
Bëhu Burrë,
Mos Dhuno
Cdo bisedë kryhet në kushtet e konfidencialitetit të plotë, duke siguruar privatësinë tuaj! Përgjatë ciklit të këshillimit psikologjik, ju filloni të shihni rezultate konkrete, në arritjen e kontrollit të zemërimit dhe sjelljeve tuaja agresive.